Laçi kërkon të hakmerret për Kupën, i fton të gjithë me hyrje falas ndaj Bylisit

Ndeshja e nesërme e Laçit ndaj Bylisit ka marrë një rëndësi shumë të veçantë për klubin kurbinas. Ky i fundit nuk ka alternativë tjetër veç kampionatit për të shkuar në Ligën e Europës dhe pasi arriti në të njëjtën kuotë pikësh Partizanin në vendin e tretë, kërkon që t’u qëndrojë bashkangjitur të kuqve ose të shkëputet prej tyre.

Ndaj klubi ka bërë të ditur se do të bëjë hyrjen falas për të gjithë tifozët që do të zgjedhin të ndjekin ndeshjen në orën 14:00 ndaj Bylisit, një rivali direkt për Europën dhe pikërisht ai që i hoqi skuadrës së Cungut mundësinë për të synuar arenën ndërkombëtare nëpërmjet Kupës. Ballshiotët i eliminuan pasi fituan 2-0 në shtëpi, ndërsa në Laç ia dolën që të humbnin me rezultatin 3-2 që gjithsesi u dha mundësinë të shkonin në çerekfinale.

Ndaj për Laçin kjo do të jetë edhe një mundësi për t’u hakmarrë ndaj Bylisit, pasi një fitore ndaj skuadrës së Dovedan do të zhyste më poshtë këtë ekip në renditje dhe do ta bënte thuajse të pamundur luftën e tij për Europën në javët e mbetura nëpërmjet kampionatit.

NJOFTIMI

TË MARSHOJMË PËRPARA, ËSHTË DETYRIM! Kampionati ka hyrë në një fazë ku ka vetëm finale dhe të mërkurën luajmë të radhës.

Në Laç vjen Bylisi, kundërshtar me të cilin luajmë nesër prej orës 14:00. I madh e vogël duhet të jetë në stadium! Historikisht Laçi i ka marrë fitoret me JU dhe jo vetëm që nuk duhet të mungoni, por duhet të sillni edhe dikë më vete në stadium.

NE, me JU, mund të mposhtim këdo. E kemi treguar dhe do ta tregojmë edhe të mërkurën. Drejt fitores së radhës! Mos mungoni! Para Laçi!

Hyrja falas!

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan