Kundërshtoi klubin turk për Koronavirusin, Mikel: Atyre nuk iu intereson jeta e njeriut

Kampionati turk ishte nga të fundit që vendosi të ndërprente kampionatin prej Koronavirusit. Superliga turke vazhdoi disa javë me stadiume të boshatisura, por me numrin e rasteve me COVID-19 që filloi të rritej, ndërsa edhe disa klube kërkuan ndërprerejen, më në fund Federata vendosi të pezullonte kampionatin. Por, jo të gjithë ishin dakord për ndërprerjen.

Kështu, klubi i Trabzonspor preferonte të vazhdonte kampionatin duke qenë se ishin edhe kryesues e po kalon një kohë të mirë. Mirëpo, brenda skuadrës kishte edhe nga ata që kundërshtonin dëshirën e klubit. Ish-futbollisti i Çelsit, Xhon Obi Mikel arriti deri aty sa të kundërshtonte të aktivizohej në një ndeshje kampionati.

Kjo bëri që së fundmi, mesfushorit t’i ndërpritej kontrata dhe të përfundonte para kohe aventurën në Turqi. Tashmë, i lirë nga detyrimet, Mikel në një intervistë ka theksuar se presidentit të Trabzonspor nuk i interesonte jeta e njerëzve por vetëm triumfi në kampionat. “Do më duhet të tregohem i sinqertë për atë se çfarë do them. Ata treguan se nuk i interesojnë jetë e njërëzve.

Atyre nuk iu intereson se çfarë po ndodh në botë. Ajo që iu intereson është vetëm si të fitojnë kampionatin. Për këtë arsye kam firmosur edhe unë me Trabzonsporin, por në këtë situatë, me atë që po ndodh në botë, nuk mendoj se futbolli duhej të vazhdonte”, u shpreh Mikel. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan