sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kundërshtarët direkt të Premier Ligës kërkojnë mbajtjen në fuqi të dënimit të Mançester Sitit

Mançester Siti ka pësuar një dënim shembullor nga UEFA, duke u përjashtuar për dy vite nga kompeticionet europiane dhe një gjobë të majme prej 30 milionë eurosh. Këtë vendim “Qytetarët” e kanë apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv dhe presin një përgjigje, që me shumë mundësi do të vijë në sezonin e ardhshëm, që do të thotë se Siti nuk do të luajë në Champions sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, kaq nuk mjafton për klubet e Premier Ligës. Të gjithë duan ta shmangin konkurencën e skuadrës së Pep Guardiolës dhe kanë kërkuar nëpërmjet shkresave të ndryshme në CAS, që kjo e fundit të mbajë në fuqi vendimin e vendosur nga UEFA.

Këtë veprim e kanë ndërmarrë nëntë nga dhjetë klubet e para të Premier Ligës, përveç Shefilld Junajtid. Mbetet për tu parë se ç’do të ndodhë në të ardhmen, por e sigurt është se nëse Siti dënohet, kundërshtarët do festojnë. /vipsport.al/