sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kristiano Ronaldo dhe Horge Mendesh ndihmojnë spitalin e Lisbonës

Kristiano Ronaldo nuk i transformoi hotelet e tij në spitale, por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të kontribojë për pacientët e prekur me koronavirus. Mediet portugeze bëjnë me dije se ai bashkë me menaxherin e tij, Horge Mendesh kanë vëndosur të dhurojnë pajisje shumë të rëndësishme spitalore për të ndihmuar pacientët në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Gjithsej janë plotësuar 20 njësi me pajisje të kujdesit intensiv bashkë me 20 shtretër dhe të gjitha këto shkojnë për spitalin e Lisbonës. Portugalia, edhe pse jo në nivelin e Spanjës është gjithashtu mjaft e prekur nga virusi, që ka gjunjëzuar ekonomitë gjigante të botës.

Portugezi është i disati futbollist, që kontribon për të luftuar Covid-19. Donacionet më të mëdha janë dhënë nga lojtarët e Bajernit, që gjithashtu kanë nisur edhe iniciativa për të mbledhur fonde për të ndihmuar institucionet mjekësore. /vipsport.al/