Kreu i Sindikatës së Futbollistëve: Jam i shqetësuar, nëse kjo situatë zgjat atëherë me çfarë do ushqehen ata?

Ditën e djeshme, kreu i Sindikatës së Futbollistëve Shqiptar, Andi Lila ishte në një lidhje nga Skype, në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus. Lila u shpreh i shqetësuar rreth situatës së futbollistëve duke theksuar se disa presidentë nuk kanë kryer pagesat dhe nëse kjo situatë zgjat, atëherë një problem më shumë për lojtarët do të ishte edhe çështja e ushqimit. Futbollisti tha se si Sindikatë po përgatiten edhe për të dalë me një deklaratë që futbollistët të mos lihen pas dore.

“Është një periudhë shumë e vështirë për futbollin shqiptar. Kam pasur telefonata nga disa futbollistë, diskutohet që paguhen mirë, por jam i shqetësuar sepse presidentët nuk kanë kryer pagesat për ta. Nëse kjo situatë do zgjasë më shumë po ata me çfarë do jetojnë?

Kemi bërë një grup në whatsapp me disa prej futbollistëve të kampionatit shqiptar dhe aty diskutojmë edhe më pas ata po i përcjellin tek skuadrat e tyre. Ne po punojmë për të dalë me një deklaratë që futbollistët mos të lihen pas dore. Është një situatë e vështirë”, u shpreh Lila.  /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan