Koronavirusi nuk ndikon në financat e Çelsit, londinezët arrijnë akordin për trasferimin e yllit brazilian

Anglia është prekur nga koronavirusi dhe futbolli është ndalur, duke shkaktuar një dëm të madh financiar, por kjo duket se nuk ndikon aspak në strategjitë e merkatos së Çelsit. Klubi londinez nuk ka bërë blerje në dy merkatot e kaluara dhe këtë verë do të nisë me blerjet.

I pari është Gabriel Magalaes. Mbrojtësi i Liles është një nga më të mirët e kampionatit francez dhe në verë do i bashkohet Çelsit. Mediet angleze raportojnë se akordi është arritur dhe Çelsi do të paguajë 35 milionë euro për të sjellë 22-vjeçarin në “Stamford Bridge”.

Gabriel është blerë nga Lile në vitin 2017 për vetëm 3 milionë euro dhe ka kaluar disa kohë i huazuar në disa klube si Dinamo Zagreb apo Troje. Ky aktuali ishte viti i shpërthimit të tij dhe tashmë ai do të bëjë kapërcimin e madh në karrierë. /vipsport.al/