Koronavirusi lë Bregun në gjysmë të rrugës, Skënderbeu mund ta humbasë në verë pa asnjë para të arketuar

Që nga merkatoja e janarit Skënderbeu është përgatitur të privohet nga shërbimet e Dejvi Bregut, por që nga ajo kohë e deri tani në gjysmën e dytë të muajit mars sulmuesi është akoma te korçarët. Drejtuesit e kanë pranuar publikisht se po punojnë për të arritur transferinimin e lojtarit më të mirë të tyre.

Para rreth dy javësh u zbulua se Bregu është pranë marrëveshjes me klubin suedez të Hamarbit dhe në pak ditë pritej të plotësoheshin të gjitha hallkat dhe të kompletohej kapërcimi i madh në karrierë i 23-vjeçarit. Megjithatë, tashmë gjithçka ka ngecur dhe Europa është e izoluar për shkak të koronavirusit, çka duket se ka ndikuar edhe në ngrirjen e negociatave mes dy klubeve.

Vështirësia për të mbyllur çështjen e dokumentacionit, por edhe të udhëtimit, ka bërë që ky operacion të shkojë drejt dështimit. Merkatoja në Suedi mbyllet pas rreth dy javësh, por situata e pandemisë sa vjen e përkeqësohet dhe e gjithë kjo anon për keq në kurriz të Bregut, por edhe të Skënderbeut. Në rast se ky operacion nuk mbyllet në këto 13 ditë korçarët rrezikojnë seriozisht ta humbasin Bregun pa nxjerrë asnjë përfitim financiar nga largimi i tij, pasi kontrata e sulmuesit përfundon këtë verë. /D.Lala-vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan