Koronavirusi i prishi punë për ndeshjen më të rëndësishme, Kamberi: Xherrad është fans i imi!

Florian Kamberi u transferua në këtë janar nga Hibernian te klubi legjendar i Rejnxhërs. Ky është një hap i madh në karrierën e sulmuesit të kombëtares, që deri më tani, ka ditur si të krijojë një përshtypje pozitive. Performancat e sulmuesit kanë qenë të vlerësuara edhe nga trajneri Stiven Xherrard, teksa tashmë Kamberi mund të konsiderohet një titullar i ekipit.

Ndërkohë, në një rrëfim për “Blick.ch”, 25-vjeçari tregon se Koronavirusi i prishi planin për të qenë pjesë e një ndeshje të madhe si ajo mes Rejnxhërs dhe Sëlltik. Ndër të tjera, Kamberi ka zbuluar edhe faktin se trajneri Xherrard e ka ndjekur për një vit e gjysmë dhe se ai është një fans i tij. “Ajo kundër Sëlltik do të ishte ndeshja më e madh e më e rëndësishme në karrierën time. Me shumë mundësi do ta nisja derbin e “Old Firm” si titullar.

Sigurisht, që shtyrja e ndeshjes më bezdisi por tashmë ka gjëra më të rëndësishme se futbolli. Xherrard më ka treguar se më ndjek prej një viti e gjysmë. Ai është vërtet një fans i madh i imi. Kam një respekt të jashtëzakonshëm për të, ka qenë një lojtar botëror. Tashmë, ai kujdeset mjaft mirë për ne.

Xherrard e vlerëson shumë dinamizmin tim, dhe që energjinë mund t’ia transmetoj shokëve dhe fansave. Vërtet që dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Është thjesht fantastike të luash çdo ndeshje në shtëpi përballë 50.000 mijë tifozëve”, u shpreh Kamberi. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan