Kordeiro: Nuk e di nëse do vazhdoj me Partizanin, jam lojtari më i mirë Superiore

Edhe Uilliam Kordeiro ka vendosur të përdorë “Instagramin” për të kaluar kohën e shumtë të lirë dhe mbrëmjen e djeshme ka vendosur tu përgjigjet pyetjeve të fansave të tij në rrjetin social. Të shumtë ishin tifozët e Partizanit, që shprehnin admirimin e tyre ndaj Kordeiros, po kishte nga ata që kërkonin të dinin më shumë rreth të ardhmes së tij.

Dikush nga fansat e pyeti mesfushorin nëse do vazhdojë me Partizanin në sezonin e ardhshëm dhe ai e lë në dyshim, duke u përgjigjur se nuk e di. Gjithsesi, më poshtë ai lë të kuptohet se kjo çështje është dorë të klubit. Një tjetër fans e pyet atë përsëri nëse do të të rinovojë me Partizanin dhe ai përgjigjet: Shpresoj ta dimë.

Kordeiro nuk zgjedh as të tregohet modest kur pyetet se cili është lojtari më i mirë në kampionatin shqiptar. Ai vendos të përgjigjet me një foto të tij në “Air Albania”. Në fakt Kordeiro ka bërë një sezon shumë të mirë deri tani dhe është ndër të vetmit lojtarë, që është paraqitur mirë edhe në periudhën negative, që Partizani po kalonte para ndalesës. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan