Kordeiro na këshillon të gjithëve: Karantina nuk është pushim, futbolli do të kthehet

Futbollistët janë njerëz që gëzojnë një reputacion jo të vogël dhe në këto kohë të vështira iu lind detyra të sensibilizojnë njerëzit për të respektuar rregullat e vëna për të evituar përhapjen në masë më të madhe të koronavirusit. Detyrën e tij ka vendosur ta kryejë edhe Uilliam Cordeiro. Mesfushori i Partizanit, nëpërmjet llogarisë së tij në “Instagram” bën thirrje për seriozitet dhe tregon edhe një herë se të karantinohesh nuk do të thotë se je pushim dhe duhet të dalësh shëtitje te liqeni.

“Futbolli u ndal dhe kjo është një goditje për të gjithë ne. Sidoqoftë, kjo masë është jashtëzakonisht e nevojshme. Parandalimi është arma jonë më e madhe kundër koronavirusit. Ne duhet të jemi përgjegjës dhe të mendojmë për shoqërinë. Sa më shpejt të largohemi, aq më shpejt bashkohemi. Momenti na kërkon të qëndrojmë në shtëpi, me familjarët tanë, të sigurt nga ekspozimi dhe ndotja, duke pritur që kjo periudhë të tejkalohet.

Mos harroni: Karantina nuk është pushim. Ne do të respektojmë procedurat e agjencive shëndetësore, sepse kjo betejë është gjithashtu përgjegjësia jonë.  Kujdesuni! Dhe sigurohuni, sepse të gjitha këto do të kalojnë, futbolli do të kthehet dhe gjithçka do të jetë mirë. Ne jemi bashkë”, shkruan braziliani. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan