Kontakt me dy persona të infektuar nga COVID-19, Hamilton: Ka kaluar kohë, por nuk jam testuar

Të gjitha janë ankth e të frikësuar se mos papritur infektohen nga COVID-19, teksa virusi ka një shpërndarje të frikshme. Së fundmi, ka pasur dyshime edhe mbi pilotin e Formula 1, Ljuis Hemilton. Britaniku ka pasur kontakt me dy persona të infektuar, megjithatë me anë të një postimi në Instagram ka sqaruar se tashmë ka kaluar 17 ditë prej atij momenti dhe se nuk i është shfaqur asnjë simptomë.

“Kam lexuar shumë spekulime mbi shëndetin tim, pasi dy persona me të cilët kam pasur kontakt, rezultuan pozitiv më COVID-19. Dua t’ju bëj të ditur se jam mirë. Nuk kam simptoma dhe prej ditës kur jam takuar me ata persona, kanë kaluar 17 ditë. Kam folur me doktorin tim dhe e kam pyetur nëse duhej të bëja testin.

Por, e vërteta është se ka një numër të limituar tamponësh dhe ka njerëz që janë më shumë në nevojë sesa unë. Kështu, ajo çfarë bëra ishte të izolohesha dhe të mos kisha kontakt me njerëz të tjerë. Më e rëndësishmja është të mos humbasim besimin, të distancohemi dhe të lajmë duart për të paktën 20 sekonda”, u shpreh Hamilton. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan