Komentatorja kosovare do të bëjë pazarin e mamave, që nuk kanë ku lënë fëmijët

Koronavirusi i ka shtuar edhe më shumë kufizimet e njerëzve dhe shumë prej tyre nuk dinë se ku të lënë fëmijët e tyre, kur më parë i linin nëpër çerdhe apo kopshte, që tashmë janë mbyllur si masë për mospërhapjen në masë të Covid-19.

Ky problem ka bërë, që një prej gazetareve më të famshme në Kosovë, Qëndresa Krelani të marrë përsipër një mision mjaft humanitar dhe të qëlluar. Ajo është e gatshme të marrë përsipër pazaret e të gjithë mamave, që nuk kanë mundësi të dalin për shkak se nuk kanë një kujdestar tjetër për fëmijët e tyre.

Këtë vendim Krelani e ka publikuar në “Facebook” ku ka lënë edhe numrin e saj personal të telefonit për të gjithë ata që kanë nevojë. Gjest i rrallë dhe fisnik nga komentatorja e parë femër e futbollit në trojet shqiptare. /vipsport.al/