Kohë të vështira, por mesfushori i kombëtares merr një dhuratë të madhe

Një lajm fantastik ka ardhur ditën e sotme për mesfushorin e kombëtares, Taulant Xhaka. Futbollisti që aktivizohet me skuadrën e Bazelit në Zvicër, ka shpërndarë një foto në Instagram ku njofton ardhjen në jetë të djalit të tij.

Taulanti ka vendosur ta quaj djalin e tij të porsa lindur, Klevis. “Mirë se erdhe në botë ëngjëlli im i vogël. Nëna dhe babai të duan pafund, Klevis Xhaka”, ishin fjalët e mesfushorit kuqezi.

Kështu, në një kohë të vështirë për shumë vende të Europës për shkak të Koronavirusit, midis tyre edhe Zvicra, Xhaka ka marrë një dhuratë të madhe duke shtuar familjen e tij. /VipSport.al/