Klop i rikthehet ndeshjes me Atletikon: Ishte shumë e vështirë ta përgatisje atë ndeshje

Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Liverpulit dhe Atletiko Madrid, ishte një nga të fundit që është zhvilluar në Europë para ndërprerjes së aktiviteteve si shkak i koronavirusit. Së fundmi, trajneri i të kuqve, Jurgen Klop është rikthyer të flas për atë përballje dhe ka treguar se ishte shumë e vështirë për t’u përgatitur prej situatës që po krijohej nga COVID-19.

“Zakonisht, nuk kam vështirësi për të përgatitur një ndeshje. Por, në atë moment isha shumë në vështirësi. Më parë ne kishim luajtur ndaj Bournemuth, ndërsa të hënën u zgjova duke dëgjuar se po mbylleshin shkollat, situatën e vështirë në Madrid. Kështu, për të qenë i sinqertë, ishte shumë e çuditshme të përgatiteshe për atë ndeshje.

Megjithatë, mua më pëlqeu ndeshja dhe ajo çfarë pashë nga djemtë në atë sfidë me Atletikon.  Por, nuk shënuam sa duhet dhe pësuam shumë. Më pas të enjten ishim pushim dhe të premten qartësisht nuk mund të bënim stërvitje. Ishin në fushën stërvitore por më shumë biseduam. Tashmë, askush nuk e di ekzaktësisht se si do shkojë”, u shpreh Klop. /VipSport.al/