Kina i mbyll dyert pjesës tjetër të botës, dy brazilianët ja hedhin për vetëm 10 minuta

Kina ka vendosur të mbyllë çdo rrugë transporti me Europën dhe kontinentet e tjera për shkak të përhapjes së frikshme te Covid-19, një koronavirus që u hap pikërisht nga shteti gjigant aziatik. Shumë lojtarë të Amerikës Latine apo Europës prej vitesh janë transferuar në Kinë, duke marrë paga të majme.

Oskar dhe Hulk në momentin që Covid-19 shpërtheu në Kinë u transferuan në atdheun e tyre për të qenë sa më larg këtij virusi. Tashmë Covid-19 është transferuar në pjesën jashtë Azisë dhe Kina është një nga vendet më të sigurta. Kampionati atje do të nisë në javën e dytë të prillit dhe lojtarët duhet të jenë në Kinë për të nisur stërvitjen.

Dy yjet brazilianë, që aktivizohen në skuadrën e Shangai Shenua kanë rrezikuar të humbasin rastin të jenë me skuadrën. Siç raportohet nga mediet kineze, çarteri i tyre nga kompania ” Bombardier Global 6000” ka mbërritur vetëm 10 minuta para se Kina të mbyllte çdo kontakt me pjesën tjetër të botës.

Megjithatë, në Brazil kanë mbetur një sërë futbollistësh të tjerë. Paulinjo, Renato Augusto, Roxher Gedes dhe Aleks Tekseira kanë mbetur në atdhe. Të gjithë janë në kontakt me klubet përkatëse, por ende nuk po diskutohet kthimi i tij. /vipsport.al/