sex hikayeleri porno izle kartal escort

Kina është shembulli për t’u ndjekur, Federata cakton datën e rifillimit të kampionatit

Koronavirusi është në kulmin e tij në Europë, por e kundërta ndodh në Kinë, ku është edhe origjina e këtij virusi, i cili ka futur gjithë botën në shtëpi. Qeveria kineze vendosi rregulla shumë të rrepta izolimi dhe në këtë mënyrë arriti të mundë Covid-19 për thuajse 3 muaj.

Në vendin me afro 1.5 milard banorë tashmë situata është shumë më e qetë dhe drejt normalizimit. Në qytetet larg Uhanit jeta vazhdon normalisht dhe njerëzit i janë rikthyer aktiviteteve të përditshme.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe me futbollin në Kinë. Federata kineze e futbollit tashmë ka një datë se kur do nisë të luajë topi. Ata kanë vendosur se pas rreth një muaji, më 18 prill do të nisë kampionati kinez dhe tifozët do të lejohen të hyjnë në stadium.

Një shembull shumë i mirë për Europën, që po vuan shumë dhe e ka shumë të vështirë të izolojë njerëzit edhe pse e ka një shembull të mëparshëm. Italia është vendi që ka hasur më shumë vështirësi, ndërkohë që vetëm para disa ditësh ka mbyllur transportin publik. /vipsport.al/