Kielini tregohet një kapiten i vërtetë, bind shokët e skuadrës të heqin dorë ngë një pjesë e rrogës

Në Itali, por edhe në vendet e tjera, klubet janë duke menduar ose më saktë janë të forcuar për të bërë një ulje të rrogës për futbollistët në mënyrë që të mos rëndojnë bilancet në këtë kohë që futbolli është stopuar.

Pas Barcelonës, e cila në këtë aspekt pati shumë probleme dhe senatorët nuk pranuan të hiqnin dorë nga një pjesë e rrogës, ndryshe ka ndodhur me klubin e Juventus. Drejtuesit e bardhezinjve udhëzuan Xhorxho Kielinin që t’iu paraqiste planin e klubit shokëve të tij të skuadrës.

Dhe, mbrojtësi ka vepruar si një kapiten i vërtetë duke ndërlidhur lojtarët me drejtuesit, e në fund ia ka arritur qëllimit pasi futbollistët kanë pranuar të heqin dorë nga disa miliona në këtë situatë të vështirë. /VipSport.al/