Këtë vit iu “shpëtoi”, sezonin e ardhshëm nuk licencohet asnjë ekip pa stadium dhe ekipe moshash

Në fundin e sezonit të shkuar u tha se nuk do të licencohet asnjë nga ekipet e Kategroisë së Parë që nuk plotëson dy kritere shumë të rëndësishme.

Stadiumi që të plotësojë kushtet ku të luhen ndeshjet si dhe ekipet e moshave, konkretisht, fëmijët, por sidomos U-17 dhe U-19 në kampiontatet e Kategorisë së Parë.

Mirëpo në këtë sezon disa ekipe nuk kanë ekipe moshash dhe kjo është lehtësisht e dallueshme. Veleçiku e Tërbuni i Pukës, apo dhe Shkumbini që është përjashtuar, dhe ajo që të bën jo pak habi, Erzeni i Shijakut që ka pasur traditë dhe për më tepër pretendon elitën…

Pa folur për infrastrukturën, ku edhe pse quhen stadiume janë veç fusha sportive, por nga burime të sgurta pranë FSHF-së bëhet me dije se në sezonin e ardhshëm nuk do të licencohet asnjë ekip që nuk plotëson këto dy kritere.

Madje, nuk do të ketë më tolerime dhe kjo iu është bërë e qartë edhe klubeve, madje do të shihen me prioritet nga sektori përkatës aktualisht kur kanë filluar edhe licencimet për vitin që vjen…

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan