Katër të huajt që shtojnë gjyqet e Luftëtarit, u larguan pa mbaruar sezoni

Te Luftëtari këtë sezon ka pasur edhe disa lojtarë të huaj të cilët kanë ardhur gjatë verës nga skuadra të ndryshme nga ligat e ulëta në Greqi apo në Hollandë. Ata u bënë pjesë e rëndësishme e skuadrës gjirokastrite, sidomos dy grekët, portieri Panajotis Paiteris, si dhe mbrojtësi po nga shteti helen Prikas.

Pa harruar edhe Angelmo Vyent dhe Cerezo Hilgen. Por nga sa bëhet e ditur, të dy lojtarët nuk luajtën në ndeshjet e fundit të pjesës së parë të këtij sezoni, pasi nuk ishin paguar prej muajsh. Në Gjirokastër jutsifikohen se ndaj tyre nuk kanë detyrime.

Por, nga sa bëhet e e ditur, edhe këta lojtarë nuk janë paguar rregullisht dhe Luftëtari pritet që të përballet me të tjera procese gjyqësore, çka e rëndojnë edhe më shumë arkën dhe të ardhmen e klubit kuqezi…

pendik escort

E.Saliu/VipSport.al/