sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Kategoria e Parë prodhon lojtarë, Alillari një shembull nga Pogradeci

Artion Alillari, sulmuesi 24-vjeçar është padyshim zbulimi i këtij sezoni në radhët e Pogradecit, por edhe në Kategorinë e Parë. Tashmë, kur jemi në prag të startit të fazës finale, Alillari 24-vjeçar që shtatë sezone ka luajtur vetëm me ekipin “mëmë” ka realizuar 11 gola, e madje vetëm 1 gol me penallti.

Forma

Në një prononcim për “Vipsport”, Alillari që këtë sezon ka realizuare dhe dy tripleta ka pohuar: “Jam vërtetë i lumtur që jam në një formë mjaft të mirë, e madje golat e mi i kanë shërbyer skuadrës që të jetë në vend të parë. Është bërë një punë shumë e mirë realisht. Ne jemi një skuadër që luajmë shumë bukur futboll”.

Pretendimet

“Tashmë ne duhet që të jemi edhe më mirë në këto ndeshje finale që na kanë mbetur. Pogradeci e meriton Superioren. E them me bindje, ka ardhur momenti ynë. Shikoni ndeshjet që ne kemi zhvilluar, jo vetëm me ekipet e ashtuquajtura të vogla, por edhe me rivalët tanë madje në fushën e tyre. Ne kemi bërë diferencën, me futboll, sepse nuk është e thënë që të shënosh gola. Por Pogradeci luan futboll si një ekip elite”, – tha sulmuesi Alillari.

E.Saliu/VipSport.al/