Kategoria e Dytë / Tomori fiton kryendeshjen në Maliq, nis shkëputjen drejt së Parës

Kanë përfunduar sfidat e Kategorisë së Dytë në Grupin B, ku duket se Tomori ka marrë “frenat” në dorë dhe tashmë është shkëputur, pasi sot në kryendeshjen e zhvilluar në Maliq, ku edhe ka pasur një numër të lartë tifozësh, kryesisht nga vendasit por edhe nga Berati që kanë mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

Një sfidë e bukur, por edhe e nxehtë, ndërsa kanë triumfuar miqtë nga Berati që kanë shënuar plot 5 gola në portën e skuadrës vendase.

Ndërkohë në sfidat e tjera bie në sy edhe fitorja e Memaliajt që këtë sezon është duke zhvilluar një garë mjaft të bukur, ndërsa Selenica merr pikën e parë në Ersekë me Gramozin vendas pa objektiva këtë sezon.

Ka fituar edhe Butrinti në fushën e vete me skuadrën e Naftëtarit, ndërsa gara tashmë duket se është bërë më interesante, kur ekipet që synojnë ngjitjen në të Parën janë shtuar dukshëm javët e fundit….

Ja  rezultatet dhe renditja në sfidat e luajtura sot në Grupin B të Kategorisë së Dytë…

Java e 17/ Grupi B

Maliqi-Tomori       2-5

Këlcyra-Skrapari 6-1

Memaliaj-delvina 2-1

Gramozi-Selenica 1-1

Përmeti-Tepelena S’u zhvillua

Butrinti-Naftëtari 1-0

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan