Kategoria e Dytë / Luhet e prapambetura, pretendentët e Grupit A barazojnë në transfertë dhe dalin nga gara

Sot është luajtur një tjetër ndeshje e Kategorisë së Dytë, e prapambetur, ajo mes Klosit dhe Gramshit, e cila i përket Grupit A të Kategorisë së Dytë. Takimi ka përfunduar me rezultatin 1-1, ndërsa ka qenë një ndeshje me tension.

Kanë shënuar të parët vendasit në minutën e 16-të me penallti, e cila ka ngjallur kontestime te gramshiotët, madje ka realizuar nga pika e bardhë për klosianët Farruku. Por, pa u mbyllur pjesa e parë kanë barazuar miqtë nga Gramshi, me anë të Shukles në të 46 minutë.

Pesë kartonë të verdhë në total dhe një i kuq për Milan e skuadrës vendase dhe sfida që përfundon në barazim. Një pikë që nuk vlen, sidomos për skuadrën e Gramshit që e nisi me pretendime këtë kampionat, por me dy pikët e lëna sot në Klos, duket se del jashtë garës për të kapur një nga dy vendeta e para në Grupin A të Kategorisë së Dytë….

Gramshi ka 23 pikë dhe 18 pikë ka Klosi dhe duket se tashmë të dyja ekipet do të respektojnë garën në pjesën e mbetur të saj…

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan