Kategoria e Dytë, Grupi A / Vora e Luzi vazhdojnë marshimin me goleada

Kategoria e Dytë ka parë sot të zbresin në fushën e lojës disa nga skuadrat e Grupit A, ku binin në sy dy ekipet që rivalizojnë për ngjitjen në Kategorinë e Parë, Vora dhe Luzi. Të dy ekipet kanë regjistruar fitore me goleada në sfidat përkatëse, duke vazhduar këtë rivalitet që pritet të zgjidhet vetëm nga ndeshjet direkte mes tyre.

 Vora mundi lehtësisht me shifrat 4-0 ekipin e Sopotit, duke e dominuar sfidën që në fillimin e saj, po ashtu siç bëri edhe Luzi që fitoi në transfertë ndaj Adës me shifrat 5-1. Kjo bën që të dy skuadrat të jenë përkrah njëra-tjetrës në kuotën e 40 pikëve, edhe pse Vora regjistron një ndeshje më pak të luajtur.

Ndërkaq, ndeshja tjetër e luajtur ishte edhe ajo mes Tiranës dhe Klosit, me bardheblutë që fituan 3-2 në një sfidë të tensionuar të cilën miqtë e mbyllën me dy kartonë të kuq në minutat e fundit.

REZULTATET

Vllaznia-Spartaku 0-0

Vora-Sopoti 4-0
23’ Mziu, 64’, 73’ Mashi, 90’+3’ Fuçia

Tirana B-Klosi 3-2
41’ Nazlli, 71’ Beshiraj, 85’ Leci / 54’ Farruku, 69’ Maci

Gramshi-Mirdita (shtyrë për shkak të kushteve atmosferike)

Ada-Luzi 1-5
86’ Frroku / 12’ Metaj, 54’, 58’ Sejdini, 81’ Taku, 87’ Rabaku

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan