“Karantinë pa ajrosje”, gjykata jep masën e sigurisë për ish-futbollistin Duro

Bëri mjaft bujë ditën e djeshme lajmi për arrestimin e ish-futbollistit Klodian Duro. Ish-mesfushori i kombëtares ishte arrestuar për shkak të përndjekjes ndaj ish-gruas. Pas divorcit, ish-bashkëshortja e Duros kishte një urdhër mbrojtje, urdhër i cili u thye nga Duro para pak ditëve dhe në këtë formë u arrestua.

Ndërkohë, ditën e sotme gjykata ka dhënë edhe vendimin për 42-vjeçarin. Duros do t’i duhet të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërkohë që cilësohet si një masë lehtësuese duke qenë se për veprime të tilla, masa është ajo e arrestit me burg.

Sakaq, secila nga palët do të ketë të drejtën e apelimit të këtij vendimi. Kështu, Duro tashmë do i duhet të qëndrojë në shtëpi, ashtu si dhe pjesa tjetër e qytetarëve në këto ditë karantine, vetëm se nuk do të ketë mundësinë për të dalë për pazar. /VipSport.al/