Juventusi gjen akordin me lojtarët dhe Sarrin për rrogat: Kursyem 90 milionë euro

Klubi i Juventusit ka vendosur që të shkurtojë rrogat e futbollistëve për pjesën e mbetur të sezonit, duke menduar se ai nuk do të mbyllet rregullisht. Akordi është arritur me të gjithë futbollistët për të shkurtuar fitimet e tyre për disa muaj, që të përballohet kriza e rëndë që do të pësojë edhe klubi si pasojë e ndërprerjes nga koronavirusi.

Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar se është arritur një akord i rëndësishëm që i ka mundësuar bardhezinjve që të kursejnë shifra që do të ndihmojnë arkat e klubit, i cili ka humbur dhjetra miliona euro vetëm nga bursa.

“Juventusi komunikon se për arsye të emergjencës shëndetësore globale që po zhvillohet dhe po pengon vijimësinë normale të aktiviteteve sportive, se ka arritur një akord me lojtarët dhe trajnerin e  skuadrës së parë sa i përket pagesave të tyre për pjesën e mbetur të sezonit sportiv.

Marrëveshja parashikon reduktimin e pagesave për të ardhurat mujore të marsit, prillit, majit dhe qershorit 2020. Në javët e ardhshme do të arrihen akordet individuale me lojtarët, siç është kërkuar nga rregulloret në fuqi. Efektet ekonomike dhe financiare që rrjedhin nga akordi i arritur sjellin një bilanc pozitiv prej rreth 90 milionë eurosh për edicionin 2019/2020. Nëse aktivitetet sportive të sezonit në fjalë do të rifillojnë, klubi dhe lojtarët do të negociojnë në mirëbesim rivendosjen e pagesave në bazë të periudhës së rifillimit dhe efektivitetin e mbylljes së sezonit”, shkruhej në komunikatën e bardhezinjve që ka mbyllur pa shumë polemika çështjen e shkurtimit të rrogave të futbollistëve. /vipsport.al/