Juventusi arrin marrëveshjen për talentin e Brazilit, 18-vjeçari vjen në Torino për 30 milionë euro

Ronaldo erdhi në një moshë të madhe te Juventusi dhe portugezi nuk premton shumë për të ardhmen, pavarësisht se ishte një investim shumë i madh për ekonominë e bardhezinjve. Kështu, Paratiçi e Nedved kanë nisur prej kohësh punën për të sjellë në “Allianz Stadium” një prej talenteve më të mëdha të të rinjve të Brazilit.

Bëhet fjalë për Kaio Horge. 18-vjeçari është absolutisht më i miri i moshës së tij dhe ishte lojtari më i mirë i turneut, në Botërorin, që Seleçao e fitoi për grupmoshën U17. Sulmuesi ka luajtur 10 ndeshje me Brazilin U17 dhe ka arritur të shënojë plot 6 gola, ku pesë prej tyre i regjstron në Kupën e Botës.

Ai këtë sezon i është bashkuar ekipit të parë të Santosit dhe ka arritur të tregojë aftësi të jashtëzakonshme, që kanë bërë Juventusin të hidhet në sulm për të. Presidenti i klubit brazilian ka konfirmuar bisedimet me Juventusin dhe ka pranuar se është pranë arritjes së marrëveshjes. Operacioni pritet të mbyllet për 30 milionë euro. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan