Juventus kthehet sërish të vendosë në shënjestër futbollistin e Real, i ofrojnë kontratë katërvjeçare

Pas një interesimi të gjatë në merkaton e kaluar, Juventus duket se është rikthyer të trokasë në dyert e Real Madrid për mbrojtësin Marselo. Drejtuesit bardhezinj nuk janë të kënaqur nga rendimenti Aleks Sandros në korsinë e majtë të mbrojtjes, ndaj shënjestra është nga braziliani i madrilenëve.

Nga ana tjetër, Marselo nuk është duke kaluar një sezon si protagonist për shkak të gjendjes fizike, teksa tashmë titullar i Zidan mund të konsiderohet Mendi. 31-vjeçari ka edhe dy vite të mbetura në kontratë me klubin spanjoll, megjithatë Juventus është i gatshëm t’i ofrojë një katërvjeçare.

Një ofertë shumë e rëndëishme për momentin ku gjendet Marselo, ndërsa nëse pranon, mbrojtësi do të bashkohej me Kristiano Ronaldon. Marselo e ka pranuar se i mungon portugezi dhe ideja për t’u bashkuar sërish te kampionët e Italisë mund ta tundojë dhe ta motivojë sërish për të rikthyer edhe më i fortë. /VipSport.al/