Jo vetëm një kandidat nga Anglia për Rashicën, pas Liverpulit shfaqet edhe një tjetër klub

Milot Rashica është shndërruar në lojtarin protagonist të Verder Bremen në Bundesligë. Këtë sezon, reparti ofensiv i është besuar shqiptarit, i cili pavarësisht formës së dobët të skuadrës, në ndeshje të caktuara ka arritur të justifikojë besimin e marrë nga stafi teknik. Ndaj, jo më kot, ofertat për të nuk mungojnë teksa ndjehet se ka ardhur momenti që futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës të kalojë në një stad më të lartë.

Interesimi nga ana e klubeve të Bundesligës nuk është sekret, megjithatë edhe nga Premier League ka kandidatë për shërbimet e 23-vjeçarit. Klubi i liverpulit është përfolur si një destinacion i mundshëm i sulmuesit, teksa të kuqtë do provojnë me një ofertë në verë.

Por, Liverpuli nuk është i vetmi nga klubet e Premier League që interesohet për vushtriasin. Aston Vila, gjithashtu e shikon Rashicën si njeriun e duhur për ta afruar në skuadër, pasi në këtë verë me shumë mundësi do të humbasin talentin Greilish. Megjithatë, mbetet për t’u parë pasi Rashica, gjithnjë e ka theksuar se kërkon të transferohet te një klub që do i mundësonte aktivizimin në Ligën e Kampionëve. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan