Jo vetëm futbolli, tenisi prezanton masat e marra kundër Koronavirusit

Koronavirusi ka bërë që e gjithë bota të jetë në ankth, pasi përhapja e virusit ka një shpejtësi të frikshme. Kështu, nuk mund të mos merreshin masat paraprake edhe në botën e sportit. Shumë evente janë shtyrë, ndërsa futbolli përveç shtyrjes së ndeshjeve në Itali, Zvicër e Francë, ka vendosur të mbyllë dyert e stadiumeve.

Megjithatë, nuk është vetëm futbolli që po merr masa për parandalimin e përhapjes së virusit. Edhe në tenis janë bërë të ditura rregullat që tashmë duhen zbatuar si nga tenistët, po ashtu edhe nga fansat. Kështu, pas ndeshjes tenistët nuk mund të dhurojnë peshqirin, apo çfarëdolloj sendi të djersitur.

Ndërkohë, që edhe tenistët nuk mund të pranojnë më të prekin topa pas ndeshjes për t’i firmosur ndërsa kanë të ndaluar edhe prekjen e stilolapsave. Ndërkohë, edhe kapësit e topave në fushë duhet të përdorin me patjetër doreza. Gjithashtu, ndihmësit e tenistëve nuk do të mund t’i japin sportistëve peshqirin për t’u fshirë apo edhe shishen e ujit. Ndërkohë, ndalohet edhe takimi i duarve me maskotën para fillimit të ndeshjeve. /Egi Cabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan