Jeton në Valencia, Bardhi: Te Levante nuk ka raste, pas ndeshjes me Atalantën kishte shumë të prekur

Enis Bardhi, futbollisti me origjinë shqiptare që aktivizohet me skuadrën e qytetit të Valencias, Levante, në një prononcim për Top Channel ka treguar situatën në qytetin spanjoll. Mesfushori me tipare ofensive shprehet se skuadra e Valencias ka pasur 35% raste të prekura me COVID-19, pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve. Fatmirësisht, 24-vjeçari thekson se tek Levante nuk ka asnjë të prekur nga virusi, ndërsa janë në kontakt me mjekët.

“Po kemi bërë analizat e mundshme në klubin e Levantes dhe nuk kemi pasur raste në ekip që të kenë rezultuar pozitiv. Te skuadra e Valencias ka ndikuar ndeshja kundër Atalantës, ka pasur shumë raste diku 35% janë të prekur nga virusi. Ne kemi bërë shumë analiza dhe jemi në kontakt me mjekët edhe në mëngjes edhe në mbrëmje.

Ka shumë të prekur në këto dy ditë të fundit, 600 raste të vdekur. Është krijuar panik, jetoj në Valencia dhjetë minuta larg qendrës. Këtu nuk ka lëvizje dhe nëse del ka shumë kontroll. Të drejtë për të dal ke vetëm një herë ose dy herë. Duhet të blesh më shumë ushqime dhe të kesh për t’u përgatitur për të ndenjur gjatë në shtëpi”, u shpreh Bardhi. /VipSport.al/