Ish-ylli i Barçës flet nga SHBA: Mbrohem nga virusi duke ngrënë qepë dhe hudhra

Hristo Stoiçkov, një nga lojtarët që ka lënë gjurmë në historinë e Barcelonës ka vendosur të jetojë në SHBA, ku tashmë i duhet të përjetojë karantinimin për shkak të përhapjes së Covid-19. Ai tregon për mediet spanjolle se ka marrë masa për të mos u prekur nga virusi i rrezikshëm, duke ngrënë hudhra, qepë dhe pirë ujë të ngrohtë.

“Po mbrohem shumë. Ha shumë hudhra, qepë dhe pi ujë të ngrohtë. Gjithashtu bëj banja me ujë të nxehtë për një kohë të gjatë, në mënyrë që të mbrohem nga ky virus. Jam në Majemi, me gruan dhe vjehrrën time.

Ajo është 80 vjeçe dhe duhet të kujdesemi edhe më shumë për ata, sepse mosha e vjetër po e pësojnë më shumë nga koronavirusi. Pranë nesh jeton edhe vajza, por nuk e kam parë nipin tim brenda një jave. Nuk mund të rrezikojmë, është një sëmundje që transmetohet lehtë.

Unë jam atlet i lindur dhe kam luajtur sport gjithë jetën time. Jam i shëndetshëm, por këtë periudhë duhet të kujdesem për vete shumë më tepër, që të mos infektohen ata që duam më shumë. Nuk duhen trembur njerëzit, por t’i edukojmë që të mbrojnë veten dhe të afërmit e tyre”, u shpreh bullgari. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan