Ish-sulmuesi i Skënderbeut, tani te Lila; Zeka: Dua të debutoj në elitën franceze, oferta nga Holanda e Gjermania

Ish-sulmuesi i Skënderbeut e tashmë pjesë e klubit francez të Lilë, Agim Zeka thekson se si objektivin më të afërt ka debutimin në Ligue 1. 21-vjeçari që ka regjistruar edhe tetë paraqitje me fanellën e Shqipërisë U 21, në një intervist për “Gazeta Sheshi”, është shprehur se periudha e izolimit është e vështirë, ndërsa nuk i mungojnë ofertat nga Holanda dhe Gjermani.

Periudha në këtë kohë izolimi është mjaft e vështirë për të gjithë, sidomos për ne futbollistët të cilët jemi vazhdimisht të angazhuar me aktivitete fizike. Por, shëndeti është më i rëndësishëm dhe ne duhet ta kuptojmë këtë gjendje dhe ta respektojmë atë”.

Gjendja fizike pas dëmtimit- “Gjendja ime fizike është shumë e mirë, jam duke u munduar ta mbajë ritmin edhe pse kisha vështirësi nga lëndimi. Por tani jam shumë mirë dhe po e pres me padurim rikthimin në fushat e blerta”.

Objektivat- “Objektivat e mia janë që të debutojë në kampionatin elitar të Francës. Jam afër këtij qëllimi dhe besoj që do ta realizoj me sukses këtë objektiv”.

Ofertat- “E ardhmja nuk i dihet akoma. Kam disa oferta nga Holanda dhe Gjermani. Por, mund edhe të rinovoj me Lilën”, u shpreh Zeka. /VipSport.al/