Ish-portieri i Lacios nuk i kursen elozhet për Strakoshën: Është për 10 vitet e ardhshme, po komandon mbrojtjen

Tomas Strakosha në këtë sezon ka ngritur edhe më shumë nivelin e paraqitjeve të tij, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Lacios. Gardiani i kombëtares ka marrë së fundmi edhe lëvdatat e ish-portierit të hershëm të bardhekaltërve, Marko Balota.

Ish-portieri i famshëm italian ka theksuar se Lacio ka një portier për 10 vitet e ardhshme, ndërsa ka shtuar se Strakosha është rritur edhe në aspektin e drejtimit të mbrojtjes falë karakterit të tij.

“Më në fund, Strakosha ka filluar të ketë një nivel konstant, ashtu si e gjithë skuadra. Unë vazhdoj të them se Lacio ka në shtëpi portierin për 10 vitet e ardhshme. Duhet të përmirësohet, ashtu si ka bërë në këtë vit, pa pasur ulje e ngritje. Duke qenë i ri mund të përmirësohet shumë edhe pse gjendet tashmë në një nivel shumë të mirë. Falë karakterit të tij, po merr drejtimin e mbrojtjes dhe po imponohet shumëm mirë. Kjo do të thotë se po rritet në mënyrën e duhur”, u shpreh Balota. /VipSport.al/