Ish-futbollisti i Barcelonës fton Mesin e Ronaldon në Bjellorusi: Këtu nuk ka Koronavirus!

Koronavirusi tashmë është kthyer në një realitet të hidhur në thuajse të gjithë vendet e botës. Ndërkohë, edhe futbolli është stopuar pa pasur mundësinë të zhvillohet në kushtet normale, teksa kampionatet janë pezulluar. Por, një nga ato kampionate që ende nuk është dorëzuar në Europë, është ai bjellorus.

Fundjavën e kaluar, atje kampionati nisi normalisht teksa pjesë e tij janë edhe dy futbollistët shqiptarë Elis Bakaj, e Azdren Llullaku. E megjithatë, kjo nuk është aspak normale, por nuk duket e tillë për ish-futbollistin  e Barcelonës, Aleksandër Hleb. Sulmuesi, i cili tashmë është pjesë e Islok Minsk, ka theksuar se në Bjellorusi nuk i intereson njeriu për Koronavirusin ndërsa fton në këtë kampionat edhe Mesin me Ronaldon.

“Këtu askush nuk flet dhe askujt nuk i intereson për Koronavirusin. Tani të gjithë duhet të shohin kampionatin tonë, të gjithë televizionet duhet të ndjekin kampionatin tonë. Shumë futbollistë të hokejt kur iu ndalua të luanin në Amerikë, shkuan në Rusi. Mbase edhe Mesi me Ronaldon mund të vendosin të vijnë e të luajnë në kampionatin tonë apo jo?”, u shpreh Hleb. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan