Intervista për “VipSport”, Çekiçi: Në Shqipëri s’mbahet familja me futboll, ja pse ngjitet Pogradeci në Superiore

Albi Çekiçi, sulmuesi pogradecar e mbylli karrierën në mënyrë të parakohshme dhe u detyrua që të emigroi në Angli për një jetë më të mirë. Albi Çekiçi, në karrierën e tij të shkurtër luajti në Kategorinë e Parë, por edhe në Superiore me Pogradecin, por edhe me Mamurrasin, Kamzën dhe Besën e Kavajës. Madje, në Kavajë luajti edhe vjet kur skuadra verdhezi synoi elitën e në verë la Shqipërinë…Por, edhe pse është larg, ai nuk rri pa ndjekur skuadrën e qytetit të tij, Pogradecin, ndërsa ngacmon edhe shokët e tij nga postimet që ta bëjnë në “Facebook”…

I pyetur se kush do të ngjitet këtë sezon në Superiore nga ekipet e Grupit B të Kategorisë së Parë dhe sa shanse ka Pogradeci, në një intervistë për “VipSport” flet edhe për situatën më të fundit, ku edhe ai ndodhet në “karantinë”…

-Çekiçi, si po e kalon këtë periudhë?

Po ja ruhemi, jam në Angli dhe mundohemi që të shmangemi sa më shumë. Shpresoj që ta kalojmë sa më parë dhe dua që në qytetin tim, Pogradecin, një situatë e tillë të kalojë sa më kollaj dhe pa viktima në njerëz…

-Nga futbolli ke hequr përfundimisht dorë, ndonëse je në kulmin e moshës, apo karrierës?

Po, po. E çfarë futbolli, në Shqipëri, kur dëgjojmë që edhe në Superiore kanë nga 2-3 muaj që nuk paguhen lojtarët. Pastaj në Kategorinë e Parë, mos më keq, çfarë të shohësh e të dëgjosh. Unë për fat kam qenë në disa ekipe me pretendime. Merrja ndonjë lekë në dorë apo rrogat kanë qenë korrekte…Por, ka më keq shumë më keq.Imagjoni, a mund të mbash familjen me 400 apo dhe 500 mijë dhe ato t’i marrësh me vonesë, e hajde për çfarë futbolli flasim pastaj…

-Këtë sezon, skuadra e qytetit tuaj Pogradeci është ndër pretendentët kryesorë për t’u rikthyer në elitë. Si e sheh skuadrën duke qenë se me tërë djemtë ke luajtur për disa vite?

Pogradeci ka kulmin, sepse ata djem kanë dhjetë vite së bashku. Madje, kanë edhe një trajner që e njeh mirë Kategorinë e Parë, është mjeshtër. Jo vetëm kaq, por ai trajner i ka rritur te moshat këta djem. Kështu që ky do të jetë çelësi i suksesit për Pogradecin. Pastaj është nga ato ekipe që ka kushte shumë të mira, njësoj si dsia ekipe të elitës…Janë pjekur kushtet që të ngjitet në elitë, sepse i katë gjitha në fund të fundit.

-Po rivalët, Lushnja, Apolonia apo dhe Besa?

Janë ekipe me traditë, unë i njoh mirë sepse ndaj tyre jam përballur si kundërshtar. Por, mendoj se Besa është larg me pikë, ndërsa shoh si rivale deir në fund, Apoloninë dhe Lushnjën. Gara është e bukur mendoj…por unë dhe kam besims e Pogradeci do të triumfoj në fund. Pogradeci besoj se do ta zgjidh që në ndeshjen që ka brenda me Apoloninë, duke marrë kreun dhe duke mos e lëshuar më deri në fund.

Intervistoi: Erjon Saliu/VipSport.al/