Indrit Tuci: Në klub na quajnë Banda e Shqiptarëve, Ismajli më uroi suksese edhe si kundërshtar

Edhe në Kroaci futbolli është ndalur e kështu Indrit Tuci ka vendosur të kthehet në vendin e tij të lindjes në Laç. I riu i Lokomotivës së Zagrebit është kontaktuar nga Super Sport, ku ka folur rreth situatës aktuale dhe zbulon se pjesa tjetër i klubit e quan atë dhe të tjerët “Banda e Shqiptarëve”.

“Tani jam në shtëpinë time në Laç. I kërkova leje klubit që në këtë situatë të tillë të kaloja kohë me familjen time dhe ma aprovuan. Kontakotva me ambasadën dhe më thanë që të më shoqëronte policia dhe ajo ka qenë gjithë kohës që të mos ndaleshim rrugës. Unë dhe Uzuni erdhëm, vetëm 2 nga banda.

Kemi dy javë që kemi ndaluar stërvitjen e kemi qëndruar vetëm në shtëpi. Çunat e ekipit na thërrasin banda e shqiptarëve, se shkojmë gjithmonë bashkë, shkojmë shumë mirë, por të gjithë na mbajnë afër.

Kroacia është trampolina më e mirë në Ballkan dhe objektivat janë këtë vit të luaj sa më shumë të jetë e mundur. Vitin tjetër shpresoj që të bëj hapin e madh e të rritem si lojtar. Duke parë Adrianon duke luajtur për Interin, ajo ka qenë ëndrra ime.

Lojtarët shqiptarë në klubet e tjera? Komunikimi me të tjerët jemi shumë mirë. Jam futur në fushë kundër Hajduk, sa u futa Ismajli si kundërshtar më tha suksese. Kontratën që firmosa për katër vite të tjera, e shtyva deri në vitin 2023. Për momentin jam i fokusuar vetëm te Lokomotiva.

Te shpresat më kanë pritur shumë mirë, të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Me Anglinë kur luajta ishte ndjenja më e bukur në botë, shpresoj që të jetë edhe më e madhe me kombëtaren A”, përfundoi talenti. /vipsport.al/