Ideja e veçantë nga klubi i PSG, bluze speciale për të mbledhur fonde ndaj koronavirusit

Lufta ndaj koronavirusit ka hyrë tashmë në një fazë vendimtare, teksa vendet europiane kanë marrë masat dhe presin që ato të japin efekt, duke ulur numrin e të infektuarëve dhe të viktimave. Mirëpo, si në çdo situatë të vështirë, nevojiten shuma të mëdha financiare.

Para të cilat duhet të shkojnë në ndihmë të spitaleve, qendrave shëndetësore e mjekëve të cilët nuk kanë sasinë e duhur të mjeteve për t’u mbrojtur nga COVID-19. Kështu, në këtë aspekt solidarizimi është thelbësor, e ai nuk mungon as nga bota e sportit.

Së fundmi, një iniciativë për t’u vlerësuar është marrë nga klubi i PSG në Francë, që ka nxjerrë në shitje fanellën speciale me shkrimin “Të gjithë së bashku”. Parisienët do të prdhojnë 1500 fanella, dhe një prej tyre do të kushtojë 175 euro. Shuma që do të mblidhet nga shitja e fanellave do të shkojë në ndihmë të spitaleve të Parisit. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan