Ibra mund të largohet në verë?, Milani e sheh zgjidhjen te një ish

Aventura e Zllatan Ibrahimoviç me Milanin mund të përfundoj më shpejt se sa ishte parashikuar. Sulmuesi suedez ka ndryshuar mentalitetin e skuadrës, por klubi ka ndërmend të ndryshojë strategji në sezonin e ardhshëm dhe do të ndërrojë trajnerin Pioli.

Deri më tani si alternativa më e përshtatshme për të zëvendësuar teknikun aktual, shihet Ranjik, i cili më parë ka qenë në krye të Shtutgart, Hanover, Shalke etj… Trajneri gjerman nuk e ka në plane Ibrën, e në këtë formë drejtuesit po mendojnë se cili do të marrë sërish vendin e numrit 9 në sulm. Zgjidhja mund të vijë nga një ish si Kristof Piotek.

Polaku u detyrua të largohej pas një viti në Milano pas ardhjes së Ibrës, por tashmë mund të ketë një shans të dytë. Aktualisht, Piotek është pjesë e Hertës së Berlinit në Bundesligë, aty ku në gjashtë ndeshje, ka shënuar dy gola. /VipSport.al/