sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

I përfundon kontrata këtë vit, Klaus Gjasula ka vendosur të ardhmen e tij

Klaus Gjasula duket se e ka zgjidhur të ardhmen e tij, të paktën sa i përket emrit të skuadrës që ka prioritet për të nënshkruar me të. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare mbyll kontratën me Paderborn në fund të këtij sezoni dhe duket se ka vendosur se çfarë do të bëjë pasi të shpallet lojtar i lirë.

Mediat gjermane raportojnë se Gjasula nuk ka ndër mend të largohet nga Paderborn, edhe nëse kjo skuadër do të zbresë në Bundesligën 2. Ndonëse atë e kanë kërkuar skuadra të tjera, Gjasula mendon se është në ekipin e duhur ku është stabilizuar dhe njeh mirë ambientin. Ndaj që para se të niste kriza e koronavirusit dhe të ndërpritej kampionati për shkak të infeksionit, ai ishte ulur në tavolinën e bisedimeve për të folur me drejtuesit e klubit të Paderborn për një kontratë të re.

Sipas “Kicker”, ka një akord paraprak mes palëve për të vazhduar bashkëpunimin me një kontratë afatgjatë, pasi Gjasula është një prej shtyllave të skuadrës dhe nuk është rastësi që atij shpeshherë i është besuar edhe shiriti i kapitenit. /vipsport.al/