sex hikayeleri porno izle kartal escort

I pari në botën e Formula 1 i infektuar me COVID-19, ja gjendja e mekanikut të Meklaren

Formula 1 duhej të kishte startuar normalisht në këtë fundjavë, teksa në kalendar ishte parashikuar Çmimi i Madh i Australisë. Por, të paktën për këtë fundjavë në pistën e Melburn, dritat e semaforit nuk u kthyen për asnjë moment në ngjyrë jeshile. Kjo për shkak të Koronavirusit që ka pushtuar të gjithë botën tashmë.

Një prej mekanikëve të Meklaren rezultoi se ishte infektuar nga COVID-19, e në këtë formë skuderia vendosi të mos merrte pjesë në garë, duke u vetëizoluar e gjitha. Ndërkohë, një lajm mjaft i mirë ka ardhur nga Meklareni, që thekson se ecuria shëndetësore e mekanikut është pozitive dhe të gjitha simptomat kanë kaluar.  

Sakaq, Federata e Automobilizmit, FIA, vendosi që pas anulimit të Çmimit të Madh të Melburn, të anulohej edhe gara e Bahreinit e Vietnamit. Ndërkaq, më parë ishte anuluar Çmimi i Madh i Kinës, ndërsa tashmë në varësi të situatave pritet të merret vendimi për Holandën dhe Spanjën. /VipSport.al/