I izoluar në moshën e rrezikshme, Reja: Si të jesh në luftë, por do ta fitojmë

Edi Reja, trajneri i përfaqësueses shqiptare, prej disa javësh është ngujuar në shtëpinë e tij në Udine. Trajneri nuk lejohet të largohet nga banesa pasi autoritetet shëndetësore kanë caktuar se persona të një moshe të caktuar janë më të rrezikuara nga koronavirusi. Për këtë arsye, tekniku 74-vjeçar i Shqipërisë nuk udhëtoi as për të ndjekur shortin e Ligës së Kombeve në Amsterdam, pasi e kishte të pamundur  të udhëtonte.

Ai kalon kohën duke ndjekur lajmet, e siç shpjegoi vetë në një intervistë të dhënë sot, duke menduar sidomos për qytetin e Bergamos me të cilin ka krijuar një lidhje të ngushtë, pasi ka drejtuar atje Atalantën.

“Kërkoj gjithmonë lajme nga qyteti i Bergamos, deri një javë më parë për Atalantën, tani për të kuptuar rreth kësaj sfidë që duhet fituar. Kjo është njëlloj si të jesh në luftë, por do ta fitojmë ne pasi dimë si të qëndrojmë në shtëpi. Po ua them përsëri, askush nuk ka si Bergamo forcën dhe vlerat për të kaluar këtë emergjencë. Të gjithë jemi me ju”, ishin fjalët e trajnerit.

Ai mbetet një tifoz i Atalantës e është gëzuar padyshim për sukseset e saj ndërkombëtare. “Më duket e drejtë që Atalanta është përsëri në pozita që garantojnë Champions në sezonin e ardhshëm dhe e drejtë që është mes 8 më të mirave në Europë. Por nuk ka mbaruar. Shumë do të varet nga shorti, por nuk është e vështirë të them se Atalanta është një skuadër e aftë në eliminimin direkt. Jua them unë, me çiftin e duhur, gjysmëfinalja është e mundur. Por Atalanta e ka fituar Champions të saj duke mbërritur deri këtu”, tha Reja. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan