Hyka nostalgjik për Amerikën: Jam me fat që kam Lilajn afër, po e mësoj të bëhet i fortë

Jahmir Hyka është nga ata lojtarë që ka lënë gjurmë në Superiore, por edhe në Kombëtaren kuqezi. Shtatshkurtri mjaft i shpejtë dhe teknik, dhe një nga lojtarët model për mënyrën e përgatitjes dhe të sjellurit në fushën e lojës, për “Supersport” ka pohuar: “U bënë gati rreth 2 javë që është ndaluar kampionati e stërvitja, gjithçka. Po kalonim një moment të mirë në luftën për mbijetesë. Kjo është jeta, ka gjëra më të rëndësishme në jetë se futbolli”.

Izraeli

“Izraeli mbahet për sigurinë që ka, kam fatin që jam në një ekip me Lilajn e kalojmë kohën bashkë. Në momente karantine është mirë të jetë kështu, të kesh dikë afër. Luajmë “Play-Station”, Lilaj është përmirësuar goxha, ka mësuar nga unë”.

Izrael apo Kalifornia?

Hyka ka luajtur edhe në Amerikën e Largët dhe i pyetur se ku ndihet më mirë në Amerikë apo Izreal, shkurtimisht ka shtuar se: ”Është e kot të bësh këtë pyetje, se Kalifornia dihet. Izraeli është shtet shumë i bukur, por Amerika mbetet Amerika”.

Përgatitjet

“Akoma nuk i dihet se kur mund të rifillojmë, na kanë dhënë program të stërvitemi në mënyrë individuale. Do na lajmërojnë në një kohë të dytë se kur fillon, duhet të jemi gati për të rifilluar”.

Gatimi

“Me gatimin jam shumë dobët, pjesën më të madhe të kohës ushqehem në restorante. Vetëm ndonjë gjë të vogël, për mëngjes. Uroj që shqiptarët të ndjekin rregullat në këtë periudhë, me disiplinë, pasi kështu gjithçka do të mbarojë më shpejt”, – tha në fund Jahmir Hyka.

/Vipsport.al/