Janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes, por Maqedonia e Veriut-Kosovë pritet të luhet pa tifozë prej koronavirusit

Më 26 mars Kosova do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme për të vazhduar të shpresojë se do të ketë mundësinë të jetë në Europianin e kësaj vere. Ndeshja e parë do të luhet në kundër Maqedonisë së Veriut, në stadiumin e kësaj të fundit “Todor Proeski”. Ditën e sotme mediet nga vendi fqinj njoftojnë se janë shitur të gjitha biletat e stadiumit më të madh të Maqedonisë së Veriut.

Përtej kësaj, ka shumë mundësi që kjo ndeshje të luhet pa tifozë për shkak të rrezikut të përhapjes në masë të koronavirusit Covid-19. Ministria e shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut kë hartuar një kërkesë, që më pas është dërguar në Federatën e Futbollit për zhvillimin e këtij takimi pa tifozë si masë për mospërhapjen e Covid-19.

“Të gjitha garat sportive, duke përfshirë edhe ndeshjen Maqedonia e Veriut–Kosovë, për mendimin tim duhet të luhen pa tifozë në stadium. Ne do të rekomandojmë ndalimin e zhvillimit të ndeshjeve pa tifozë edhe për një javë, deri më 13 mars. Pavarësisht nga situata, mund të vendosim ndryshe”, u shpreh ministri maqedonas i shëndetësisë, Venko Filipaçe. /vipsport.al/  

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan