Historia e çuditshme e De Jong: Nouri në koma më ndihmoi të zgjedhja Barcelonën

Fakti që Abdelhak Nouri është çuar nga koma ka lumturuar shumëkënd në futbollin europian. Futbollisti i Ajaks kishte rënë në koma pasi pësoi kolaps në fushën e lojës në një ndeshje miqësore ndaj Verder Bermen në verën e vitit 2017.

Të shumtë kanë qenë shokët e skuadrës së tij që kanë kujtuar mesfushorin e talentuar holandez i cili nuk do të kthehet më në fushat e lojës pasi ka pësuar dëme të parikuperueshme si pasojë e atij kolapsi dhe dy vite u mbajt gjallë nga makineritë. Një nga ata ka qenë edhe Frenki De Jong, mesfushori i Barcelonës, i cili në mënyrë të papritur ka zbuluar një prapaskenë shumë të çuditshme.

“Kur nuk kisha zgjedhur ende me cilën skuadër do të firmosja, shkova të takoja Api (nofka që i kishin vënë Nouri te Ajaks) i cili ishte në koma. Atje ishte e ema e cila e pyeti “biri im, ku mendon se duhet të luajë Frenki?”. Kur ajo pastaj i përmendi Barcelonën, ai ngriti një prej vetullave. Ishte një moment shumë i bukur, më ndihmoi që të bëja zgjedhjen time”, tregoi De Jong. /vipsport.al/