sex hikayeleri porno izle kartal escort

Histori të paharrueshme, nga tifozi më besnik te ngatërrimi i futbollit me modelingun

Futbolli është një lojë që ofron shumë të papritura në vetvete, por nëse këtij reaksioni i bashkohen edhe njerëz të çuditshëm prodhohen histori të paharrueshme. Më poshtë janë disa nga ngjarjet më të veçanta që kanë ndodhur në futboll.

TIFOZI MË BESNIK NË HISTORI
Norman Uindram, një tifoz i çmendur pas Mançester Junajtid, në vitin 2002 pretendoi se kishte ndjekur në stadium çdo ndeshje të Mançester Junajtid në stadiumin ”Old Trafford” që nga viti i largët 1926. Ai tha se shikoi ndeshjen e tij të parë në moshën katër vjeçare dhe ishte i pranishëm në mbi 1800 ndeshje në shtëpi me radhë duke u bërë një nga tifozët më besnikë që klubi ka pasur ndonjëherë.

MERITON VETËM KRAHËT E PULËS
Menaxheri i skuadrës së Grimbsi Taun, Brajan Laus, ishte shumë i mërzitur me lojtarin Ivano Boneti pas një ndeshje të vitit 1996 dhe ka vendosur që lojtari i tij duhet të hajë vetëm krahë pule. Ai mori një pjatë me të tillë dhe ia dha Bonetit me mesazhin se lojtari duhej të përpiqej më shumë për skuadrën në ndeshjen e ardhshme.  

BLATER NGATËRRON MODELINGUN ME FUTBOLLIN
Ish kreu i FIFA-s Sep Blater mes shumë gjërave që ka thënë gjatë periudhës së tij në krye të qeverisë botërore të futbollit, ka bërë edhe një gafë të madhe. Në vitin 2004 futbolli i femrave po tentonte të merrte më shumë rëndësi dhe FIFA ishte angazhuar ta arrinte këtë. Ai sugjeroi se për t’i dhënë më shumë popullaritet futbollit të femrave, vajzat duhet të visheshin më seksi, për shembull me pantallona të ngushta.

“ZEMËR, JAM I ZËNË”
Në vitin 2005 një mjek u dërgua menjëherë jashtë fushës nga gjyqtari i ndeshjes. Dejv Nikolas po trajtonte një lojtar në mes të fushës dhe papritur merr një telefonatë. Ai pa u menduar e hap dhe përgjigjet natyrshëm. Gjyqtari e nxorri menjëherë jasht dhe i tha se nuk do të hyjë më në fushë për pjesën e mbetur të ndeshjes.

BALOTELI PRIND I DENJË
Në vitin 2011, kur Mario Baloteli luante me Mançester Sitin, një djalosh i vogël ishte i pranishëm në një nga stërvitjet e mëngjesit dhe në fund të saj i kërkoi një autograf sulmuesit. Balo natyrshëm e pyeti se përse nuk ishte në shkollë. Fëmija iu përgjigj se nuk kishte shkuar sepse e bullizonin djemtë e tjerë të klasës. Mario e mori të voglin dhe bashkë me nënën e tij shkuan në zyrën e drejtorit të shkollës për të rregulluar problemin. /vipsport.al/