Herri Kejn “kërcënon” Totenhemin: Gati të largohem nëse klubi nuk bën hapa para

Herri Kejn është gati që të largohet nga Totenhem, nëse klubi nuk bën hapin para që ai dëshiron dhe të fillojë të fitojë trofe. Sulmuesi iu bashkua akademisë së londinezëve në vitin 2004 dhe debutoi me ekipin e parë në 2011, por nuk ka fituar asnjë trofe me ta, ndaj po mendon seriozisht që të pranojë ofertën e ndonjë prej klubeve të mëdha që e kanë kërkyar me ngulm këto vite.

Në një bashkëbisedim në Instagram, ai përmendi këtë temë delikate duke bërë që  të qartë se po fillonte të mendonte se çfarë do të bënte në të ardhmen.

“Më pyesin shpesh një gjë të tillë. Kjo është një nga ato gjëra të cilat nuk mund të them po apo jo. Unë e dashuroj klubin, nëse ndjej se nuk po bëjmë progres si skuadër, apo nëse po ecim në drejtimin e duhur, nuk jam një person që do të qëndronte kot. Unë jam një futbollist ambicioz”, u shpreh sulmuesi i Anglisë.

Në vitet e kaluara, emri i Kejn ka qarkulluar shpesh si një objektiv konkret i merkatos së Mançester Junajtid dhe Real Madrid, zëra që janë shtuar pasi ai tregoi në Botërorin 2018 se mund të përsëritë veten në nivelet më të larta. /vipsport.al/