sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Heronjtë e Malagës, Sadiku dhe mesfushori i kanë dhuruar 18 pikë ekipit

Malaga është duke kaluar një sezon të vështirë teksa renditet në gjysmën e poshtme të tabelës, në La Liga 2. Mesa duket, problemet ekonomike të klubit në këtë sezon, janë pasqyruar edhe në fushë. Mirëpo, situata mund të ishte edhe më keq nëse në ekipin e Malagës nuk do të ishte Armando Sadiku dhe mesfushori Adrian.

Golat e të dyve kanë rezultuar shumë të rëndësishëm për objektivin e klubit, teksa falë 16 golave të tyre (10 Sadiku e 6 Adrian), i kanë dhuruar skuadrës plot 18 pikë. Thuajse, gjysma e pikëve (38) që ekipi spanjoll ka grumbulluar në këtë sezon. Në këtë formë, sulmuesi shqiptar me dhjetë golat e tij konfirmon rëndësinë për spanjollët gjatë këtij viti.

Ndërkohë, si për të theksuar edhe njëherë peshën e futbollistit të kombëtares e Adrian për Malagën, shërben si fakt se në 13 ndeshje që njëri prej tyre ka shënuar, ekipi nuk ka humbur asnjë disfatë, duke regjistruar gjashtë fitore e shtatë barazime. /VipSport.al/