Hazard: Kisha menduar të luaja në Europian, më gjykoni në sezonin e dytë me Realin

Eden Hazard nuk ka pasur një sezon sipas parashikimeve, teksa pasi u transferua në verë te Real Madrid duke realizuar ëndrrën e tij, të gjithë prisnin që niveli i belgut të rritej më shumë se te Çelsi. Por, forma fizike e fillim sezonit, mungesa e adaptimit të shpejtë dhe dëmtimi, bënë që sulmuesi të merrte kritika të shumta. Megjithatë, Hazard së fundmi ka kërkuar që të gjykohet vetëm në sezonin e dytë me madrilenët, pasi viti i parë kishte lidhje vetëm me adaptimin.

Ndërkohë, belgu tha se mendonte të luante në verë Europianin,megjithatë tashmë ka gjëra të tjera më të rëndësishme. “Sezoni im i parë te Real Madrid ishte i keq, megjithatë jo gjithçka shkoi keq. Ishte një vit për t’u adaptuar më shumë, dua që të gjykohem në sezonin e dytë. Është në dorën time të jem në formën maksimale vitin tjetër. Këtu grupi i lojtarëve është shumë i mirë, kam njohur njerëz të rinj.

Është një eksperiencë shumë e mirë për mua, kam edhe katër vite kontratë e shpresoj të jem në formë të mirë. Kisha planifikuar të luaja në këtë Europian, por do ta kemi në vitin tjetër. Më vjen keq, tani synimi im është të kthehemi në formë. Edhe për fansat do jetë e vështirë të mos e shohin kompeticionin në këtë vit, por në jetë ka prioritete”, u shpreh Hazard. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan