sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Hamdi Salihi: Më vjen keq për mikun tim Shehi por Tirana del kampion

Hamdi Salhi po përgatitej që në mars të udhëtonte drejt Europës për të qenë pjesë e stafit të përfaqësueses shqiptare, por është detyruar të anulojë vizitën si pasojë e koronavirusit. Në një intervistë për “Fan Zone” ai ka treguar se si po përjetohet në SHBA kjo krizë e pazakontë. Në fjalët e tij, ai nuk e fshehu bindjen që kishte se këtë vit, titulli do të shkonte në duart e Tiranës.   

“Situata në SHBA? Është e vërtëtë që këtu një herë e morën shumë lehtë dhe koha ishte e mirë. Koha ishte shumë  e mirë dhe plazhi u mbush me njerëz që luanin volejboll, apo bënin sport dhe njerëzit nuk ia vunë shumë mendjen.  Por po përhapet më shpejt se kudo tjetër dhe tani njerëzit e kanë kuptuar se bëhet fjalë për diçka të rrezikshme dhe kanë marrë masat dhe janë të gjithë nëpër shtëpi dhe nuk është asnjë rrugës.

Ushqimi në karantinë? Të them të drejtën një herë e lëshova veten, më kishte marrë malli të pushoja e të mos bëja regjim. Por pastaj fillova të bëj stërvitje e të luaj tenis. Ndjehem më mirë tani. Mos të ndodhte ky virusi, për pak kohë do isha gati të kthehesha në fushë.

Me trajnerin Reja jemi gjithë kohës në kontakt. Edhe pse pamë që ishte e vështirë që të luhej futboll për ndeshjet e marsit, ishim në përgatitje që të ishim gati, deri në minutën e fundit ishim gati në komunikim për detaje të tjera. Ndodhi ajo që ndodhi pastaj. Por komunikimet janë të vazhdurshme, më shuëm për të pyetur nga ana e familjes e jo për futbollin. Shpresojmë që shumë shpejt të kemi mundësi të mendojmë përsëri për futbollin.

Goli me Norvegjinë? Golat me roveshata janë spontan, por goli në Norvegji më ka gëzuar shumë se e kemi përdorur gjatë javes në stërvitje. E dinim të gjithë se do të ndodhte kur u mor faulli aty, stafi, lojtarët në stol , të gjithë e dinim se çfarë do të ndodhte, i kishin sytë te unë dhe më vjen mirë që nuk I zhgenjeva. Gjithçka shkoi perfekte dhe ai është ndër golat e mi të preferuar. E kisha çuar shumë herë në stërvitje jashtë.

Tirana kampione? Do të dalë patjetër besoj, pavarësisht se Orgesin e kam shok. Por kësaj here Tirana duket në rrugën e  duhur”, tha Salihi. /vipsport.al/