“Guerrils” kujtojnë titullin në stadiumin e Tiranës: Ishte koha kur nuk kishte nevojë për karantinë

Futbolli në Shqipëri prej më shumë se një jave është ndalur si pasojë e masave për të stopuar përhapjen e Koronavirusit. Por, në rrjetet sociale, tifozeritë mes njëra-tjetrës nuk kanë harruar provokimet.

Kështu, orari i fundit që është vendosur për të lëvizur në qytet është 1-5, shifra të cilat, tifozëve të Tiranës i kujtojnë derbin e fundit të kryeqytetit ku turpëruan Partizanin. Mbrëmja e djeshme ishte e mbushur me thumbime ndaj tifozerisë rivale të Partizanit, të cilët kanë reaguar në ditën e sotme.  

Në faqen e tyre zyrtare, të provokuar, “Ultras Guerrils” kanë kthyer përgjigje. Ata kanë postuar një foto nga momenti ku festuan në fushën e Tiranës titullin kampion që iu mungonte prej 26 viteve. Kështu, edhe pse futbolli është ndaluar, tashmë topi ka kaluar te tifozeritë jashtë fushe, të cilat po ashtu dinë të dhurojnë spektakël. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan